Sport ”Përforcime” nga Shqipëria për Milanin

”Përforcime” nga Shqipëria për Milanin

119
0
Shpërndaje

Milan-Juventus është finalja e Kupës së Italisë dhe në stadium sigurisht nuk do të mungojnë edhe tifozët shqiptarë. Veç atyre që do të shkojnë privatisht, do të ketë edhe të organizuar. Milan Club Albania, grupimi zyrtar i tifozëve kuqezinj në Shqipëri, kanë menduar për gjithçka dhe nesër (17 prill) do të mbyllin rezervimet për këtë ndeshje, që do të luhet më 9 maj në stadiumin “Olimpico” të Romës. Në faqen e tyre në “Facebook” ata kanë njoftuar në lidhje me detajet e këtij organizimi, duke nisur me koston dhe përfitimet, e duke shkuar deri te itinerari dhe plani për ditën e ndeshjes.

NJOFTIMI I MILAN CLUB ALBANIA
Milan vs Juventus | Finale, Coppa Italia
Milan Club Albania, në bashkëpunim dhe me Curva Sud Milano, organizojnë udhëtimin për të mbështetur nga afër Milanin në Finalen e Kupës së Italisë, që do të luhet më 9 maj në Romë ndaj Juventusit.

Udhëtimi kushton 300€ dhe përfshin:
-Udhëtimi me minibus komod vajtje-ardhje
-Bileta e tragetit vajtje-ardhje, bashkë me dhomë.
-Akomodimi në Hotel për 2 netë qëndrimi.
-Bileta e ndeshjes, tek Curva Sud

Nisja do të bëhet nga Tirana më 7 maj në darkë dhe do të shkojmë drejt Durrësit për t’u akomoduar në traget. Të nesërmen rreth orës 08:00 mbërrijmë në Bari dhe më pas do nisemi drejt Romës. Rreth orës 16:00 do jemi në Romë, ku do akomodohemi në hotel dhe më vonë do të dalim të gjithë së bashku. Të nesërmen në 9 maj na pret sfida e madhe ndaj Juventusit. Do dalim të gjithë së bashku në Romë, duke vizituar vendet më të bukura dhe më pas rreth orës 17:00-18:00 do t’i bashkohemi Curva Sud dhe do të marshojmë të gjithë së bashku drejt stadiumit për të përkrahur së bashku Milanin. Të nesërmen, më 10 maj, do të nisemi nga Roma përsëri në drejtim të Barit, për t’u kthyer drejt Shqipërisë. Për më shumë informacione kontaktoni: 0692060221 ; 0695300970 FORZA MILAN!

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in