Aktualitet Përfshihet nga flakët godina e Bashkisë së Durrësit

Përfshihet nga flakët godina e Bashkisë së Durrësit

Godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga flakët pasditen e së shtunës.

Sipas të dhënave, zjarri ka përfshirë zyrat e katit të parë, tek Tatim-Taksat.

Rreth e përqark bashkisë ka prani të shtuar të policisë, Policisë Bashkiake dhe efektivëve të zjarrfikëses.

Burime pranë zjarrfikëses dhe grupit hetimor bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet që shkak është bërë karbonizimi i një kablli elektrik që gjendet në pjesën e bodrumit të godinës së bashkisë.