Aktualitet “Përfundojmë me të paktën 12 mijë viktima”, parashikimi i zymtë i Sali...

“Përfundojmë me të paktën 12 mijë viktima”, parashikimi i zymtë i Sali Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një parashikim të zymtë për situatën e pandemisë në Shqipëri. Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan ai u shpreh se vetëm në 3 ditët e fundit ka pasur vdekje më shumë se sa 5 muajt e parë të vitit 2020. Ish-kreu i qeverisë tha se me këtë ritëm të lartë të vdekjeve numri i viktimave nga Covid mund të arrijë deri në 12 mijë në fund të vitit.

Sali Berisha: Pra çfarë kemi të bëjmë? Në 6 muaj në Shqipëri vdiqën 6049 qytetarë më shumë se 5 vite të tjera në mesatare të marra së bashku. Këtu janë dy gjëra. Ka studime të shumta. E para njëherë, vdekshmëria, për ata që bëjnë diagnoza të sakta, për SHBA-në, për Belgjikën vdekshmëria e tepërt nuk ka një diferencë shumë të madhe me vdekshmërinë nga Covid. Ka një diferencë 10% ta zemë, 15% por jo një diferencë 500%. Çfarë ka tjetër, fatalitet këtu? A e dini ju që vetëm këto 3 ditët e fundit ka pasur 10 vdekje më shumë në Shqipëri se 5 muajt e parë të viti 2020 se deri më datën 31 Maj.

Blendi Fevziu: Po thoni që për 45 ditë ka një numër të barabartë me 5 muaj të vitit të kaluar?

Sali Berisha: Jo zotëri për 45, unë të them për 3 ditët e fundit. Ke 43 vdekje. Gjer me datën 31 Maj, ke pasur gjithsej 33 vdekje. Nga pardje gjer sot ke fiks 43 vdekje dhe këto janë nga Covid. Dua të them se me këtë revansh të papërmbajtur të valës së vdekjeve Shqipëria do të përfundojë në fund të vitit jo me 6 mijë, por ju garantoj me të paktën 10 deri në 12 mijë vdekje.