Aktualitet Përfundojnë misionin pas tërmetit, ja mesazhi special i Izraelit për shqiptarët

Përfundojnë misionin pas tërmetit, ja mesazhi special i Izraelit për shqiptarët

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka postuar në Facebook një video, ndërsa kujton ndihmën që u kanë dhënë shqiptarët, hebrenjve dhe tashmë ndihmën që po ua kthejnë izraelitët shqiptarëve pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në video janë përmendur emra personash dhe familjesh që kanë strehuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Sot pas 76 vjetësh, izraelitët i kthejnë ndihmën Shqipërisë, thuhet në video.

“Ndonjëherë vendet e vogla mund të bëjnë gjërat të mëdha

Dërgimi i  një delegacioni për të ndihmuar popullin e Shqipërisë pas një tërmeti, ka një kuptim shumë më të madh për popullin e Izraelit, nga sa dikush do të mendonte. Ja pse!”,- shkruan Ministria e Mbrojtjes në Facebook, ndërsa poston videon.