Politika Përfundon numërimi në qarkun e parë në vend, ndahen edhe mandatet

Përfundon numërimi në qarkun e parë në vend, ndahen edhe mandatet

Qarku Kukës ka përfunduar numërimin e votave. Kukësi si gjithmonë, nuk ka pasur surpriza në rezultate: Partia Demokratike ka siguruar dy mandate, ndërsa Partia Socialiste një mandat.

Në Has PD ka marrë 4776 vota, PS 2671, LSI 16, ndërsa PSD 24 vota. Ndërkaq, në qytetin e Bajram Currit, PD ka marrë 6443 vota, ndërsa PS ka siguruar 3094.

Në Kukës, Partia Demokratike ka marrë 12852 vota, ndërsa Partia Socialiste 8091.

Bie në sy rezultati i dobët i Lëvizjes Socialiste për Integrim.