Bota Përfundon pas 86 ditësh rezistenca në Mariupol, nga fabrika Azovstal del edhe...

Përfundon pas 86 ditësh rezistenca në Mariupol, nga fabrika Azovstal del edhe komandanti i regjimentit Azov

“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjenerali Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes ruse i jep fund një prej ngjarjeve më domethënëse gjatë tre muajve të parë të sulmit të Kremlinit ndaj Ukrainës, rezistenca e qytetit-port dhe veçanërisht të regjimentit Azov në kompleksin industrial Azovstal.

Ndërkohë që në dy ditët e mëparshëm, pjesa më e madhe e 2 mijë ushtarëve ukrainas që ndodheshin aty në kushte të dëshpëruara ishin dorëzuar ushtarakëve rusë, mbeteshin brenda pothuajse të gjithë drejtuesit e regjimentit shumë të diskutuar ukrainas, duke filluar nga komandanti i tyre, koloneli Denis Prokopenko.

Koloneli Denis Prokopenko dhe komandanti i brigadës së 36-të marinsave ukrainas Sergei Volynsky

Ishte pikërisht ai që rreth orës së të së premtes në mesditë kishte njoftuar marrjen e urdhrit të evakuimit nga vetë shtabi qendror i Kievit, për të shmangur një gjakderdhje tashmë të kotë, nga momenti që rusët dhe separatistët e Donbasit kanë pushtuar qytetin.

Rreth orës 19:22 të së premtes ishte një nga liderët e rezistencës aty, komandanti i brigadës së 36-të marinsave ukrainas Sergei Volynsky që doli i pari nga Azovstal, së bashku me qindra ushtarë të plagosur dhe të kequshqyer. Në total ishin 531 ushtarakët që lanë dje me autobusë kompleksin, ku i fundit ishte pikërisht komandanti Prokopenko.

Përllogaritet që forcat ruse në më shumë se 80 ditë kanë hedhur në Azovstal një sasi të barasvlershme me 714 tonelata tritol, duke shkatërruar një nga komplekset industriale më të mëdha në Ukrainë dhe Europë, dhe duke shënuar një fitore të përgjakshme që në ketë mënyrë bashkon praktikisht rajonin e Donbasit me atë të Krimesë, duke spostuar forcat e mëdha ushtarake aty në sektorë të tjerë të Donbasit ku ende po luftohet ashpër.