Bota Përfundon zyrtarisht epoka “Netanjahu”, votëbesohet qeveria e re në Izrael

Përfundon zyrtarisht epoka “Netanjahu”, votëbesohet qeveria e re në Izrael

Pas 4457 ditëve radhazi në detyrë, Benjamin Netanjahu nuk do të jetë më në pushtet. Në fjalimin e fundit përpara zëvendësimit si kryeministër, sulmoi rivalët.

“E quani veten rojtarë të demokracisë, por keni frikë nga demokracisë sa që jeni gati të kaloni ligje fashiste kundër kandidaturës sime, një gjuhë e Koresë së Veriut dhe Iranit, që të mbani regjimin tuaj”, tha Benjamin Netanjahu, ish-kryeministër i Izraelit.

71-vjeçari Benjamin Netanjahu, i cili e ka drejtuar Izraelin për 12 vite me rradhë, e bëri të qartë se nuk ka plane për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Likud. Ai u zotua se do ta sillte përsëri në pushtet partinë e tij duke thënë se do të “vazhdonte misionin e madh të jetës, për të garantuar sigurinë e Izraelit”.

“Nëse jemi të destinuar të jemi në opozitë, ne do ta bëjmë detyrën tonë derisa të rrëzojmë këtë qeveri të rrezikshme dhe të kthehemi përsëri për të udhëhequr vendin në rrugën tonë“, tha Netanyahu.

Bennett premton një lloj tjetër politike

Ai që e zëvendësoi, rivali i djathtë Naftali Bennett, u has me kundërshti të forta të aleatëve të Netanjahut dhe ekstremistët e së djathtës. Disa u larguan nga salla. Por Bennett fitoi votëbesimin në Knesset, parlamentin izraelit. Betimi i bërë zyrtar, Bennett është kryeministri i ri i Izraelit. Ai premtoi një lloj tjetër politike, të fokusuar në unitet dhe dakordësi.

“Dy herë në historinë tonë, ne kemi humbur shtëpinë tonë hebreje, për shkak të liderëve të gjeneratës së kaluar që nuk ishin në gjendje të dakordësoheshin me njëri-tjetrin për kompromis. Jam krenar për aftësinë për t’u ulur së bashku me njerëz që kanë qëndrime të ndryshme nga ne”, tha Naftali Bennett, kryeministri ri i Izraelit

Milioneri 49-vjeçar i teknologjisë High-tech është kryeministri i parë fetar. Rrugëtimi politik e ka çuar atë në një sërë partish të ndryshme të së djathtës. Tani drejton koalicionin më të ndryshëm në historinë e Izraelit, përfshirë partinë e para arabe që i bashkohet një qeverie.

“Ne nuk jemi armiq. Jemi një popull”, ishte mesazhi i Bennet.

Mbështetja e SHBA

Ndërkohë Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të patundura në mbështetjen e sigurisë së Izraelit ndërsa theksoi angazhimin për të punuar me qeverinë e re.