Kulturë Përhapja e fizkulturës në Shqipëri në vitet ’20 nga Kryqi i Kuq...

Përhapja e fizkulturës në Shqipëri në vitet ’20 nga Kryqi i Kuq Amerikan (FOTO)

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 30 majit 1920, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me përhapjen e fizkulturës në Shqipëri nga Kryqi i Kuq Amerikan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Përhapja e fizkulturës në Shqipëri

Influenca e fizkulturës mbi organizatat e “dobëta” i ka dhënë përfundimisht provat e saj. Në kohën e sotme, lëvizjet ritmike janë demokratizuar në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë.

Është kureshtare të theksohet se kjo gjimnastikë e shëndetshme është shfaqur në Lindje. Këto fotografi të shkrepura në Tiranë, në Shqipëri, tregojnë fëmijët e këtij vendi duke marrë mësimin e tyre në mëngjes me një vajzë të re angleze të Kryqit të Kuq Amerikan.

Shumë prej tyre gëzojnë një shëndet të mirë falë këtij riedukimi fizik.

Zonja Mosley Williams, nga Londra, duke dhënë mësimin e saj të përditshëm të mëngjesit në Tiranë (American Red Cross official Photograph.) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Mbi dyqind fëmijë shqiptarë kryejnë lëvizje ritmike çdo mëngjes (American Red Cross official Photograph.) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania