Bota Përhapja e koronavirusit, presidenti kinez: Jemi përballë një situate të rëndë

Përhapja e koronavirusit, presidenti kinez: Jemi përballë një situate të rëndë

“Përhapja e virusit të ri vdekjeprurës është duke u shpejtuar”, kështu deklaroi presidenti kinez, Xi Jinping gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë.

Sipas televizionit shtetëror, kreu i shtetit Xi iu tha zyrtarëve të lartë se vendi është duke u përballur me një situatë shumë të vështirë, për shkak të këtij virusi misterioz që deri tani iu ka marrë jetën 41 personave si dhe ka infektuar mbi 1400 të tjerë

Autoritetet kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e virusit dhe deri tani është bllokuar transporti në disa qytete, ku situata paraqitet më e rënduar. Nga e diela nuk do të lejohet dhe qarkullimi i mjeteve private në pjesën qendrore të distriktit të Wuhan.

Për t’iu ardhur në ndihmë personave të prekur po ndërtohet me shpejtësi një spital me kapacitet 1000 shtretër dhe po mendohet ndërtimi i një të dyti në ditët në vijim.