Sport Perisic kërkon largimin drejt Premier League, Interi mendon për zëvendësuesin

Perisic kërkon largimin drejt Premier League, Interi mendon për zëvendësuesin

Në proces evoluimi çështja e kroatit Ivan Perisic tek zikaltrit ashtu siç në të vërtetë përkon të jetë gjithë reparti i sulmuesve të krahut tek Interi.

Duke e njohur në detaje lojtarin 29-vjeçar sigurisht që drejtuesit e Interit dinë tashmë dhe atë çka bluan ai ne mëndje, dhe tashmë që Perisic  edhe është artikuluar në këtë drejtim duke shprehur dëshirën e tij për një aventurë të re drejt Premier League, situata është krejtësisht e qartë. Ndaj meqë letrat tashmë janë të hapura nëse për Perisic do të mbërrinte ndonjë ofertë e vlefshme nga Britania ose thënë hapur një shifër prej 35-40 milionë eurove tratativat do të kishin menjëherë aprovimin e drejtuesve të Interit, por përveç ofertës së Atletico Madridit ende nuk ka asgjë zyrtare nga klubet e Premier League, për këtë arsye gjendja e Interit dhe Perisic për momentin paraqitet në standby.

Sikundër raportojnë mediat italiane Spalletti është duke vlerësuar hipotezën e aktivizimit nga minuta e parë të Candrevas një tjetër emër që projektohet drejt largimit.

Gjithsesi, Interi nuk është i papërgatitur, duke menduar për profile të tjera si ai i argjentinasit De Paul, gjithashtu Interi studion rastin e Ferreira Carrascos, ish lojtar i Atletico Madrid që angazhohet në Kinë. Belgu pëlqehet shumë tek Interi dhe i vetmi problem është paga e tij prej 10 milionë eurosh në sezon.