Sport Perisic sfidon Juven: Mposhtim këdo

Perisic sfidon Juven: Mposhtim këdo

Ivan Perisic u rikthye te goli, teksa shënoi në portën e Romës dhe i dha barazimin Interit, duke çuar zikaltrit edhe më pranë sigurimit të vendit në zonën Champions. Kroati theksoi se zikaltrit janë një skuadër shumë e fortë, por pranoi se kanë dobësi në 20 metrat e fundit.

“Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe kemi mbajtur Romën në gjysmëfushën e saj për pjesën më të madhe të lojës. Kemi shfaqur probleme në 20 metrat e fundit, pro po punojmë që të përmirësohemi, pasi me aq shumë volum, duket të jemi më konkretë”, tha Perisic.

Në fundjavë zikaltrit do të presin në “San Siro” Juventusin, kampionin e saposhpallur të Serisë A, në atë që njihet edhe si derbi i Italisë, ndërsa Perisic beson te fitorja e Interit, rezultat që do të vinte në kasafortë Ligën e Kampionëve.

“Ndaj Juventusit do të luajmë për fitore, pasi besojmë në forcat tona dhe kemi mundësi të mposhtim këdo në fushën e lojës, nëse bëjmë më të mirën tonë. Është një sfidë e veçantë, por që vlen 3 pikët dhe duam t’i marrim”, theksoi kroati.