Bota Përkeqësohet situata nga koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Përkeqësohet situata nga koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski vendosi të zgjasë dhe për dy javë gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të përkeqësimit të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Në 48 orët e fundit në vendin fqinj 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit ndërkohë që mbi 80 të tjerë janë infektuar. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar deri tani 131 viktima nga koronavirusi dhe 2.164 të infektuar.

Presidenti Pendarovski u shpreh se gjendja e jashtëzakonshme do të vijojë dhe për dy javë deri në 13 qershor dhe se ajo nuk ka lidhje me zgjedhjet.