Aktualitet Përleshje dhe plagosje me thikë ditën e parë të 2022, vritet i...

Përleshje dhe plagosje me thikë ditën e parë të 2022, vritet i riu shqiptari në Londër

Fatjon Oruçi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e parë të Vitit të Ri në një rrugë në South Yorkshire pas trazirave të dhunshme ku një i ri shqiptar humbi jetën pas plagëve të marra me thikë gjatë një përleshjeje të dhunshme.

Fatjon Oruçi, 22 vjeç u gjet i plagosur në Doncaster Road, Rotherham, rreth orës 01:20 të së shtunës, 1 janar.

Ekzaminimet treguan se ai kishte vdekur nga plagët si pasojë e rrahjes, dhe gjithashtu ishte goditur me thikë,- tha policia e South Yourkshire.

Një burrë 26-vjeçar dhe një grua 20-vjeçare, të dy nga Londra, ishin arrestuar me dyshimin për vrasje dhe janë nën hetim, shtoi policia.

Një 23-vjeçar nga Rotherham u arrestua gjithashtu me dyshimin për vrasje.

Policia ka kërkuar nga dëshmitarët dhe personat që kanë informacion që të kontaktojnë me forcat e rendit në mënyrë që të ndihmojnë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes, shkruan BBC.