Aktualitet Përleshje me armë në Laç, i shumëkërkuari prej 3 vitesh qëllon mbi...

Përleshje me armë në Laç, i shumëkërkuari prej 3 vitesh qëllon mbi policinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç ku një person i shpallur në kërkim prej 3 vitesh, pasi është ndjekur nga policia ka qëlluar mbi ta.

Policia kishte ngritur postblloqe në të gjitha rrugët hyrëse dhe ndalëse në qytet për të arrestuar shtetasin Markel Bushi, por ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka shtënë mbi ta.