Bota Përleshje të ashpra në Siri, mbi një mijë viktima për dy ditë

Përleshje të ashpra në Siri, mbi një mijë viktima për dy ditë

Mbi një mijë njerëz, përfshirë 745 civilë, janë vrarë brenda dy ditëve në përleshjet mes forcave siriane të sigurisë dhe luftëtarëve të Assad në Siri.

Kjo është një prej shifrave më të larta të viktimave atje, që prej vitit 2011.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se qindra qytetarë janë ekzekutuar nga luftëtarët “besnikë” të regjimit të rrëzuar të Assad në provincën e Latakia.

Ky lloj rebelimi ishte i papritur dhe erdhi 3 muaj pasi Bashar al-Assad u arratis nga vendi.

Presidenti aktual i Sirisë, Ahmad al-Sharaa ka bërë thirrje për unitet kombëtar.

“Ky vend i ka kushtet për paqe, ne mund të bashkëjetojmë. Ajo që po ndodh nuk është diçka e papritur, është sfidë që duhet tejkaluar”, ka thënë ai përmes një videoje të filmuar brenda xhamisë në Damask.

Më tej, paralajmëroi se “kushdo që ka dëmtuar e ka marrë jetë civilësh, do përballet me dënimin më të ashpër”.