Aktualitet Përmbyset kamioni me grurë në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)

Përmbyset kamioni me grurë në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një kamion i ngarkuar me grurë ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tirana. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05 të kësaj të premteje. Sipas informacionit të policisë, dyshohet se shoferi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale. Siç shikohet në pamje, gruri është derdhur në të dy anët e autostradës. Për pasojë është shkaktuar trafik i rënduar nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.