Aktualitet Përmbyten disa rrugë të Durrësit, shkak reshjet e shiut dhe bllokimi i...

Përmbyten disa rrugë të Durrësit, shkak reshjet e shiut dhe bllokimi i pusetave

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë gjithë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë të qytetit të Durrësit. Më problematike mbetet situata në lagjen Nr.17 dhe 18, të cilat sa herë ka reshje me intensitet të lartë, përmbyten totalisht.

Uji ka arritur deri në nivelin e trotuareve te zona pranë stadiumit, ku lëvizja e këmbësorëve dhe qarkullimi i automjeteve vështirësohet.

Shkak për këtë situatë sipas autoriteteve vendore, janë bërë reshjet e shiut me intensitet të lartë por edhe bllokimi i pusetave nga mbeturinat qe sjell rrjedha e ujit.