Aktualitet Përmbytjet, 16 shkolla në Shqipëri do të mbyllen

Përmbytjet, 16 shkolla në Shqipëri do të mbyllen

Reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin prej gati 24 orësh, kanë detyruar Ministrinë e Arsimit të vendosë mbylljen e disa shkollave në zonat më të prekura.

Ministrja Evis Kushi e cila ka mbledhur edhe drejtuesit e Ministrisë dhe të drejtorive rajonale të Arsimit për situatën ka deklaruar se pavarësisht se deri tani, në pjesën më të madhe të shkollave situata është nën kontroll, nga verifikimet në terren problematika të rënduara paraqiten në zonën e veriut.

Shkollat ku pezullohet procesi mësimor deri në përmirësimin e situatës:

1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,

2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,

3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,

4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,

5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,

6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,

7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,

8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,

9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,

10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh,

11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,

12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,

13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,

14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,

15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,

16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult.