Politika Përmbytjet në Shkodër, Rama bën krahasimin me vitin 2010 dhe kritikon mediat

Përmbytjet në Shkodër, Rama bën krahasimin me vitin 2010 dhe kritikon mediat

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mediat në lidhje me raportimin për përmbytjet në qarkun e Shkodrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se në vitin 2010, kur e djathta ishte në pushtet, sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ishte 14.2 ha, 2580 banesa kanë qenë me prezencë uji dhe 12,145 persona u evakuuan.

Ndërsa, sipas raporteve të bashkisë Shkodër për përmbytjet në ditët e fundit, sipërfaqja e përmbytur është 1685 ha dhe 99 janë evakuuar.

“Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë!”, shkruan Rama në Twitter.