Inteligjenca Artificiale ndihmon në deshifrimin e gjuhës së komunikimit të delfinëve.
Këndvështrimi i ri është për të afruar komunikimet mes specieve te ndryshme, dhe ndoshta në te ardhmen të kuptojmë çfarë thonë.
Projekti, një bashkëpunim mes Google dhe “Wild Dolphin Project” shfrytëzon një model të AI, që përdor teknologji specifike audio dhe përmban rreth 400 mln parametra dhe është në gjendje të përpunojë sekuencat e tingujve natyralë të delfinëve. Mund të arrijë të identifikojë modelet, strukturat dhe madje të parashikojë tingujt që do ndiqen në vazhdim. Është i ngjashëm me atë të modeleve të mëdha të AI për gjuhën njerëzore që paraprijnë fjalën apo fjalinë pasardhëse.
I gjithë projekti në perspektivë do të hedhë edhe bazat për krijimin e një fjalori të gjuhës së delfinëve, në kuadër të një komunikimi interaktiv.