Kuriozitete Përmes klonimit është bërë e mundur lindja dy majmunëve identik

Përmes klonimit është bërë e mundur lindja dy majmunëve identik

Xongxong dhe Uaua, dy majmunët identik, kanë lindur vetëm pak javë më parë në Kinë. Ata janë rezultat i klonimit përmes teknikave të përdoruara si në rastin e klonimit të deles Dolli.

Eksperimenti te majmunët, sipas shkencëtarëve, do të ndihmojë në kërkimet mbi sëmundjet e njëriut, por ai ka hapur një debat shumë kontrovers.

“Qëllimi kryesor i këtij eksperimenti është vetëm mjekësorë” – ka shpjeguar Muming, drejtor i Institutit të Neuroshkencës në Akademinë e Pekinit.

Tani për të trajtuar shumë sëmundje gjenetike, mund të prodhojmë kafshë me Background të njëjtë gjenetik, për të testuar medikamente dhe zhvilluar terapi për qëllime mjekësore. Dy majmunët, rezultat i klonimit, janë në parametra jetësorë normal dhe në vazhdim pritet lindja e të tjerëve ekzemplarë të klonuar. Shumë studjues, ashtu si në rastin e deles Dolli, mendojnë se kjo është një teknikë e rrezikshme si dhe një kërcënim për njerëzimin.

Në kundërshti të fortë është dhe kisha që i sheh eksperimentete, fillimisht mbi Dolli-n dhe tani te majmunët, si hapat e fundit përpara klonimit të njeriut.

Por drejtori i Institutit të Neuroshkencës në Akademinë e Pekinit siguron se: “Nuk kërkojmë të klonojmë njeriun dhe nuk besoj se është dikush që vërtetë mendon ta bëjë.”