Aktualitet Përmirësohet shëndeti i të mbijetuarës së vetëflijimit, Blerta Josifi lë spitalin

Përmirësohet shëndeti i të mbijetuarës së vetëflijimit, Blerta Josifi lë spitalin

E mbijetuara e vetme e familjes Josifi, Blerta Josifi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 2 korrik të këtij viti ka lënë ambientet e spitalit. Burime për TvT-në, thanë se 33-vjeçarja Blerta Josifi ka dalë të mërkurën e 5 korrikut nga spitali psikiatrik, në gjendje të përmirësuar shëndetësore.

Të njëjtat burime i thanë TvT-së, se Blerta do të jetë nën mbikqyrjen e stafit mjekësor edhe pas daljes nga spitali, ndërsa do të vazhdojë të ndjekë konsultat me mjekët psikiatër, për shkak të ngjarjes së rëndë që tronditi jo pak mbarë opinionin publik në vend.

33-vjeçarja Blerta Josifi është e vetmja e mbijetuar e familjes së saj, teksa nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara, me besimin “në ringjallje”.

Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin ka ndodhur më 2 korrik, ku 56-vjeçarja Zhaneta Josifi dhe e bija, Anisa Josifi 30-vjeçe, u gjetën pa jetë në banesën e tyre në zonën e Kombinatit, pasi ishin vetëflijuar.

Trupi i 30-vjeçares, Anisa Josifi u gjet në gjendje të mumifikuar nga ekspertët e policisë në dhomën e saj të gjumit, e mbuluar me batanije, e që sipas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se ajo kishte ndërruar jetë që në mars të 2019, duke qëndruar në shtëpi për 15 muaj me radhë.

E mbijetuara e vetme Blerta Josifi, u dërgua në urgjencë ku ju dha ndihma mjekësore, ndërsa nëna e saj kishte afro 48 për që kishte vdekur, ndërkohë që mjekësia ligjore zbuloi se ajo kishte ndërruar jetë për shkak të mungesës së ushqimit.

Vetë 33-vjeçarja Blerta Josifi pati deklaruar para hetuesve, se askush nuk i dinte sakrificat që ajo së bashku me nënën dhe motrën e saj kishin bërë për procesin e ringjalljes./TvT