Aktualitet Përplasen dy makina në Krujë, humb jetën shoferja

Përplasen dy makina në Krujë, humb jetën shoferja

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tapizë të Krujës ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesja e njërit prej mjeteve, konkretisht 69-vjeçarja L.M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.