Aktualitet Përplaset nga makina, ndërron jetë këmbësorja në Prrenjas

Përplaset nga makina, ndërron jetë këmbësorja në Prrenjas

Në fshatin Urakë, Prrenjas, shtetasja A. Laçka, duke drejtuar mjetin tip “Wolksvagen”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Q.Hana, 57 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.