Aktualitet Përplasi 20-vjeçaren në vijat e bardha, e tërhoqi zvarrë dhe u largua,...

Përplasi 20-vjeçaren në vijat e bardha, e tërhoqi zvarrë dhe u largua, arrestohet shoferi (Video)

Një 20-vjeçare me iniciale E.M. është aksidentuar pasi teksa ka qenë duke kaluar në vijat e bardha në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, është përplasur nga një makinë, e cila nuk është ndalur duke e tërhequr zvarrë të renë. Më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Si rezultat i veprimeve Policore është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, qytetari Sadik Përpunja, banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij është bërë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu në vijim të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 47 drejtues mjetesh.

Po ashtu, Policia bën të ditur se janë ndëshkuar me masë administrative 145 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vijat e bardha.