Aktualitet Përplasi me makinë çiftin dhe fëmijën 3-muajsh në Tiranë, arrestohet në një...

Përplasi me makinë çiftin dhe fëmijën 3-muajsh në Tiranë, arrestohet në një spital privat shoferi

Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të diele në Tiranë. Një çift bashkëshortësh dhe fëmija e tyre 3 muajsh u përplasën nga një mjet, shoferi i të cilit menjëherë pas përplasjes u largua nga vendngjarja.

Gati 3 orë nga aksidenti në “Rrugën e Kavajës në Tiranë”, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të makinës Benz G-Class që shkaktoi aksidentin, i cili është Ajas Sulejmeni, 39 vjeç.

“Pas një pune intensive hetimore u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të Aksidentit Rrugor në një nga spitalet private të kryeqytetit si dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për kryerjen e veprimet të tjera hetimore në funksion të ngjarjes rrugore”, njofton policia.