Aktualitet Përplasi për vdekje 31-vjeçaren që po lëvizte me biçikletë, arrestohet 47-vjeçari

Përplasi për vdekje 31-vjeçaren që po lëvizte me biçikletë, arrestohet 47-vjeçari

47-vjeçari me iniciale G. B. është arrestuar pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj ka aksidentuar për vdekje me makinë një 31-vjeçare me iniciale Z.B.

E ndjera po lëvizte me biçikletë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.