Aktualitet Përplasja në “Astir”, policia shoqëron ish-deputetin Klevis Balliu

Përplasja në “Astir”, policia shoqëron ish-deputetin Klevis Balliu

Policia shoqëron ish-deputetin e PD, Klevis Balliu, gjatë protestës së banorëve të “Astirit”, të cilët tentuan t’i bllokojnë rrugën eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Protesta u shoqërua edhe me përplasje fizike mes banorëve dhe FNSH.

Protestuesit qëlluan edhe gurë e sende të tjera në drejtim të policisë.

Uniformat blu shoqëruan ish-deputetin Balliu dhe disa protestues të tjerë.

Incidentet bën që policia të shtonte prezencën me qëllim hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit të automjeteve.

Banorët e Astirit protestojnë çdo ditë kundër shembjes së shtëpive të tyre.