Politika Përplasja tek Fevziu/ Basha: Hajdut që po vjedh shqiptarët. Rama: Lul fli...

Përplasja tek Fevziu/ Basha: Hajdut që po vjedh shqiptarët. Rama: Lul fli zemër

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë përballur live në emisionin “Opinion”. Basha tha se qeveria po harxhon lekët për inceneratorët në vend që t’ua jepte këto bizneseve që janë rrënuar. Ndwrsa Rama e ka ironizuar.

PJESE NGA DEBATI

Basha: Në vitin 2011, 11 vjet pasi e kishte lënë Tiranën mes plehrave siç ishte gropa e Hajdin Sejdisë Edi Rama bëri një studim me BB për administrimin e plehrave të Tiranës. Pasi u largua ne bëmë një studim fizibiliteti për të gjetur një zgjidhje të plehrave të Sharrës. Sharra ishte lënë në mjerim për 11 vjet dhe u trajtua me trajtim dinjitoz nga ana jonë kur morën bashkinë. Tirana do kishte kontejner nën tokë.

Rama: O artist, artist (Qesh).

Basha: Ti theve një marrëveshje me qeverinë gjermane… Tirana do kishte kontejner nën tokë. Por ti i vure shkelmin Bankës Botërore. 11 vjet e le Sharrën siç e le, u kujtove kur po ikje. Po shkatërron bizneset. Je hajdut.

Rama: O Lul, shko fli gjumë. Lul, fli gjumë. Fli, habitem. Lul fli zemër, fli gjumë. Ik mos na banalizo tani. Përballja do shihet në zgjedhje.