Politika Përplasje mes grave të politikës, Spiropali: Mos qani hallin e kalorësit o...

Përplasje mes grave të politikës, Spiropali: Mos qani hallin e kalorësit o xhan!

Vatrat e zjarreve në vend kanë sjellë një “lumë” akuzash dhe përplasjes mes grave të politikës. Më herët gjatë ditës së sotme, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se zjarret në vend janë të qëllimshme, duke theksuar se vetëm gjatë muajit mars janë regjistruar 243 vatra.

Pas kësaj deklarate të ministres, ka ardhur edhe reagimi nga ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi. Ajo tha se ministrja duhet thirrur urgjent në prokurori për shkak të dijenisë së saj për akte të rënda kriminale nëpërmjet zjarrëvënies së qëllimshme.

“Deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta”, tha Çupi.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e qeverisë, Elisa Spiropali.

“E dashur Zonja Çupi PD, flm për ‘dhuratën’, por s’jam shefja politike e Oltës. Kam nderin të jem mikja e kolegia e saj. Sa për qeverinë e destabilizuar mos qaj hallin e kalorësit xhan, dhe uroj sinqerisht të shihemi në zgjedhjet e 2021-shit! Të fala miqve”, u përgjigj Spiropali.