Aktualitet Përplasjet në Shkodër, shoqërohen në spital 7 protestues dhe 2 policë

Përplasjet në Shkodër, shoqërohen në spital 7 protestues dhe 2 policë

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, është shoqëruar me protesta dhe incidente për shkak të përplasjes së militantëve të opozitës me policinë.

Si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të plagosur disa persona.

Një ndër ta është edhe kreu i sindikatave të pavarura Arben Cuka.

Për shkak të të lënduarve në vendngjarje kanë shkuar disa auto-ambulanca, ku disa prej tyre janë kthyre edhe bosh, për shkak se nuk kanë mundur të tejkalojnë kordonin e policisë.

Deri tani janë transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës 9 të dëmtuar, 2 policë e 7 civilë.