Sport “Përralla” e Ten Hag, kush është trajneri që ka bërë për vete...

“Përralla” e Ten Hag, kush është trajneri që ka bërë për vete botën e futbollit

Zhgënjimi ishte i madh kur në 2014-ën, Erik Ten Hag nuk arriti të kualifikohej për në Bundesligën e 3-të me skuadrën e dytë të Bajernit. Plot 5 vite nga ai sezon jeta profesionale e trajnerit holandez ka ndryshuar totalisht.

Pas fitores 1-2 në Torino ndaj Juventusit, Ajaksi u kualifikua pas 22 vitesh në një gjysmëfinale të Champions Ligës. Me lojtarë të talentuar si De Jong (21) dhe De Ligt (19), holandezët çmontuan dy nga klubet pretendente për të fituar Champions-in.

Jo vetëm lojtarët, por edhe trajneri arriti të katapultojë karrierën e tij në një nivel tjetër. Ai mund të jetë një kandidat serioz për të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut nëse klubi gjerman vendos të largojë trajnerin Niko Kovaç në fund të sezonit. Avantazhi i tij: Ten Hag i njeh shumë mirë bavarezët.

Me idetë e lojës së tij të përçuar në kokën e lojtarëve të Ajaksit, ai ka fituar zemrën e shumë sportdashësve bavarezë, të cilët në rrjetet sociale festonin suksesin e trajnerit dhe skuadrës holandeze. Rruga drejt një skuadre të madhe nuk ka qenë e programuar. Skena e madhe europiane ka qenë e huaj për Ten Hag. Si lojtar ai ka luajtur 296 ndeshje në kampionatin holandez dhe i dha fund karrierës së tij me Tuenten në 2002.

Ai nuk luajti kurrë për kombëtaren e tij. Ai u afrua si ndihmëstrajner i akademisë së Tuentes nga ish-trajneri i Shalkes, Fred Ruten. Në 2009 ai shkoi te PSV. Pasi nuk pati sukses si trajner i dytë në Ainthoven, Ten Hag mori për herë të parë drejtimin i vetëm të një skuadre profesioniste. Me “Go Ahead Eagles”, ai arriti të kalonte në Kategorinë e Parë në kampionatin holandez. Rruga drejt skuadrës së Ajaksit vazhdoi me punën te Bajerni. Edhe pse Erik nuk stërviste lojtarë si Frank Riberi apo Arjen Roben, por Mitçel Vaiser apo Julian Grin që luanin në ligën rajonale me Bajernin.

Te bavarezët Ten Hag u rrit shumë duke shkëmbyer me ish-trajnerin Pep Guardiola stile të lojës dhe ide taktike. Ai nuk mungoi kurrë një stërvitje të spanjollit duke mësuar shumë prej tij.