Kuriozitete Përse janë të veçantë të lindurit në muajin tetor

Përse janë të veçantë të lindurit në muajin tetor

Ka disa arsye përse fëmijët e lindur në tetor janë të veçantë. Bazuar në studimet shkencore ata kanë potencial për t’u bërë liderë, më shumë shanse të festojnë ditëlindjen e 100-të, më pak probleme kardiake, dhe nuk kanë probleme me shëndetin mendor.

Kanë potencial për t’u bërë liderë

Një pjesë e mirë e liderave të Amerikës kanë lindur në këtë muaj, kështu që përgatiteni veten nëse shihni që bebi ka prirje politike. Është e shkruar në yje.

Ata kanë më shumë shanse të festojnë ditëlindjen e 100-të

Sipas një studimi të bërë në 2011 në universitetin e Çikagos, njerëzit e lindur në tetor kanë më shumë shanse të jetojnë një shekull, krahasuar me ata të lindurit në prill.

Kanë më pak probleme kardiake

Sipas studimeve, bebet e tetorit kanë zemra të forta dhe më pak probleme kardiake.

Nuk kanë probleme me shëndetin mendor

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se njerëzit e lindur në tetor janë ata që kryejnë më pak vetëvrasje. Kujdesen dhe janë të shëndetshëm mendërisht, njësoj si fizikisht.

Janë natyra të paqta e miqësore

Kanë një personalitet simpatik që i bën të dëshiruar në çdo rreth shoqëror. Njerëzit e lindur në muajin tetor dinë si të shuajnë konfliktet dhe kurrë nuk i nxisin këto të fundit. Janë tejet tërheqës dhe personaliteti i tyre tërheq si një magnet. Kanë aftësi të përshtaten mjaft mirë dhe zor se bëjnë armiq!

Optimist

Të jesh me një person që ka lindur në muajin tetor do të thotë ta shohësh gjithnjë gotën gjysmë plot. Ata janë optimistë dhe e shohin jetën gjithë ngjyra. Nuk e humbasin shpresën dhe kanë aftësinë të të ngrenë moralisht.

Romantikë

Njerëzit e lindur në tetor shquhen për natyrën e tyre romantike. Bëjnë çmos për të fituar dashurin e njeriut që duan dhe kur e fitojnë, nuk e marrin të mirëqenë, por gjithmonë përpiqen ta surprizojnë e ta bëjnë të lumtur.

Empatikë

Empatikë të lindur. Ata që festojnë ditëlindjet e tyre në tetor  janë njerëz me inteligjencë të lartë emocionale. Njerëzit e lindur gjatë këtij muaji janë të vetëdijshëm për emocionet e tyre dhe aftësitë e tyre shoqërore dhe ndjeshmëria janë njësoj të jashtëzakonshme.

Njerëzit e lindur në tetor krijojnë balancë dhe stabilitet në çdo gjë që bëjnë dhe kanë një pikëpamje pozitive për jetën. Nuk i pëlqejnë përballjet dhe i shmangin ato sa herë të jetë e mundur.

Socialë

Kanë gjithashtu një jetë sociale aktive dhe i duan miqtë deri në vdekje. Janë sharmantë dhe fjalëshumë dhe edhe pse ju pëlqen të keni njerëz përreth, janë gjithashtu edhe shumë të pavarur.