Politika Përse Petrit Vasili jep dorëheqjen si kryetar i LSI

Përse Petrit Vasili jep dorëheqjen si kryetar i LSI

Petrit Vasili do të japë dorëheqjen sot nga orën 14.00 nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Vasili, i cili mbajti këtë detyrë vetëm për pak kohë, që pas shpalljes president të Ilir Metës, e ka marrë këtë vendim për çështje organizimit brenda partisë.

Dorëheqja është bërë me pretendimin që LSI të jetë më aktive në opozitë.

Sakaq, të gjitha arsyet e vendimit të tij të beftë, Petrit Vasili do t’i japë sot në një konferencë për shtyp, që do të mbahet në orën 14:00.

LSI doli forcë e tretë në zgjedhjet e 255 qershorit, duke siguruar kështu 19 mandate.