Kryesore Përshkallëzohet lufta, Llalla ka nën përgjim 22 zyrtarë

Përshkallëzohet lufta, Llalla ka nën përgjim 22 zyrtarë

Në një zhvillim tjetër që tregon përshkallëzimin e situatës politike dhe përplasjen mes institucioneve, organi i akuzës duket se ka vënë nën përgjim së paku 22 zyrtarë të lartë.

Një burim i lartë zyrtar i pohoi Top Channel se, në listën e përgjimeve nga Prokuroria janë tashmë edhe shumë drejtues të policisë.

Duket se gjithçka ka ndodhur pas shpërthimit të përplasjes mes Llallës dhe ambasadorit amerikan Lu, si dhe acarimit të situatës pak orë para mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen “Balili”.