Aktualitet Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 44-vjeçari me dy identitete

Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 44-vjeçari me dy identitete

Një 44-vjeçar, që për policinë njihet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm.

44-vjeçari me dy identitete, pasi njihet dhe si Erjon Markol, por dhe Sefer Markola, është arrestuar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Markola është dënuar pasi më datë 31 Mars të këtij viti, në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë një person.

44-vjeçari është dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.