Sport Përveç Lautaros, Barcelona kërkon edhe talentin premtues të Interit

Përveç Lautaros, Barcelona kërkon edhe talentin premtues të Interit

Interi po kërkon në merkato një sulmues që të zëvendësojë Lautaro Martinezin nëse argjentinasi vendos të largohet që në merkaton e janarit nga zikaltrit, për të nisur një aventurë të re me Barcelonën.

Lautaro është i parapëlqyeri i drejtuesve katalanas për të mbushur boshllëkun që ka lënë dëmtimi i Luis Suarez. Barça ishte gati të paguante klauzolën prej 111 milionë eurosh të Martinezit në muajin qershor, por rrethanat e detyrojnë që të përforcojë sulmin që në janar.

Por, Barça nuk ka objektiv vetëm Lautaron te Interi. Sipas AS, pasi ka ngelur vetëm me 3 qendërmbrojtës pasi huazoi Todibon (Piqué, Umtiti dhe Lenglet), tashmë ka hedhur sytë te talenti zikaltër Alessandro Bastoni.

Duke qenë se ky operacion vështirë se mund të mbyllet në janar, gjithçka do të shtyhet për në verë dhe Marotta ka nisur të kërkojë edhe një zëvendësues në mbrojtje për Bastonin.