Extra Përzien 1.5 milionë sterlina me ndërresat, por nuk i shpëton aeroportit

Përzien 1.5 milionë sterlina me ndërresat, por nuk i shpëton aeroportit

Një 35-vjeçar po përpiqej të shkonte në Dubai me rreth 1.5 milionë paundë të ngatërruara mes rrobave, por u kap nga policia dhe tani pret të bëjë katër vite burg për pastrim parash.

Autoritetet patën dyshime për çantat, kur Satar Khan po përpiqej t’i kalonte te regjistrimi në aeroport. Kur i hapën, panë që brenda ishin hedhur tufa me prerje nga 10 e 20 sterlina. Pas hetimeve u zbulua që ky person kishte bërë disa udhëtime të tilla.