Aktualitet Pesë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e Open Balkan

Pesë marrëveshjet e nënshkruara në samitin e Open Balkan

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan këtë të martë 5 marrëveshje bashkëpunimi mes tyre, në kuadër të samitit Open Balkan.

Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara:

1- Marrëveshje për qasjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.

2- Marrëveshje për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

3- Marrëveshje e bashkëpunimit në fushën e veterinarisë, ushqimit, sigurisë ushqimore dhe fushën fidosanitare në Ballkanin Perëndimor.

4- Marrëveshje dypalëshe mes Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomikë për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit.

5- Marrëveshje dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për njohjen e ndërsjellë të operatorëve të autorizuar ekonomikë për autorizimet e sigurisë dhe sigurimit.