Kryesore Peshkaqeni 3,3 metra i gjatë kapet në Sazan

Peshkaqeni 3,3 metra i gjatë kapet në Sazan

Një peshkaqen është kapur këtë të shtunë në afërsi të ishullit të Sazanit. Grabitqari detar ishte i gjatë rreth 3,3 metra dhe peshonte 200 kg.

Mësohet se peshkaqeni është kapur në veri të ishullit të Sazanit, jashtë gjirit të Vlorës.

Kjo është hera e dytë që një peshkaqen kapet në brigjet shqiptare brenda më pak se dy javësh.

Më 13 gusht, një peshkaqen i vogël është kapur në plazhin e Radhimës. Edhe pse ishte vetëm 1,5 metra i gjatë, ai ka shkaktuar panik te pushuesit.