Kuriozitete Peshkaqeni tigër 500 kg bie në rrjetat e peshkatarëve në Durrës (FOTO)

Peshkaqeni tigër 500 kg bie në rrjetat e peshkatarëve në Durrës (FOTO)

Një peshkaqen i llojit tigër ka rënë këtë mëngjes në rrjetat e peshkatarëve të Durrësit.

Grabitqari është kapur mëngjesin e sotëm në ujërat e detit Adriatik.

Ka qenë peshkarexha ”Meduza” ajo e cila e ka nxjerrë në breg peshkaqenin që, nga një thellësi prej afro 170 metrash.

Peshkaqeni peshon afërsisht 500 kilogramë dhe në pamjet e publikuara duket gjigant.