Kryesore Peticioni, 100 mijë britanikë ndihmuan 18-vjeçarin nga Shqipëria

Peticioni, 100 mijë britanikë ndihmuan 18-vjeçarin nga Shqipëria

Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeçe kur mbërriti me maune në Britani ku trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristolit në perëndim të Anglisë në kufi me Uellsin.

Pa anglishte, ai u strehua në një familje angleze si minoren, dhe pas pesë vitesh, ai arrin të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës sidomos në matematikë dhe shkencë. Ishte sjellja e tij e shkëlqyer, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demonstroi në shkollë dhe jetën e përditshme, ajo që galvanizoj një komunitet të tërë për të firmosur peticionin që shkoi në afro 100 mijë firma në mbrojte të adoleshentit shqiptar.

Ishte kjo fushatë sensibilizuese dhe mediatike e shkollës, familjes angleze, si dhe vetë kryetari i Bashkisë së qytetit të Bristolit, që çoi në fitoren në apel për vendimin e emigracionit për deportimin e tij.

Ministria e Brendshme dhe e Emigracionit ka dy javë kohë, për të apeluar sërish, edhe pse gjasat janë të pakta pas një fushate të tillë publike.

Kryetari i Bashkisë së Bristolit pas vendimit thotë se “unë shpresoj se një rast i tillë do çoj në një reforme me të gjerë të sistemit britanik të azilit me qëllim që askush të mos kalojë nëpër kalvarin dhe traumën që kalojë Stiven Bregu”.

Janë të shumtë shqiptarët që vijnë në Britani thuajse çdo ditë, një pjesë e tyre minoren, të cilët shteti i mban deri sa mbërrijnë moshën 18 vjeçare.

Një pjesë e madhe refuzohen, duke bërë që jeta e tyre më pas të vështirësohet për shkak të ndërprerjes së ndihmës nga shteti dhe kalimit të tyre në “të zezë”, ku jo pak, bien pre e grupeve kriminale, sidomos shpërndarjes së drogës.

Rasti i Stiven Bregut dëshmon se me suportin e duhur, të rinjtë shqiptarë arrijnë të integrohen në shoqërinë britanike dhe të shkëlqejnë, raporton Top Channel.