Bota Pezullimi në rrjetet sociale, Trump hap platformën e tij të komunikimit

Pezullimi në rrjetet sociale, Trump hap platformën e tij të komunikimit

Donald Trump ka hapur një website komunikimi të ri, me të cilin thotë se do të publikojë postime drejtpërdrejt nga tavolina e ish-Presidentit të SHBA-së. Kjo lëvizje e tij vjen pasi ai u ndalua në Twitter dhe u pezullua në Facebook e Youtube pas trazirave në Capitol në Janar.

Ish-Presidenti që prej atij momenti ka shpërndarë deklarata për shtyp dhe tashmë të gjitha do të publikohen në faqen e re të internetit. Përdoruesit do të jenë në gjendje që të pëlqejnë postet dhe t’i shpërndajnë ato në Twitter apo Facebook.

Kujtojmë që ditën e nesërme bordi drejtues i Facebook do të vendosë nëse do ta ndalojë përgjithmonë Trump. Këshilltari kryesor i Trump, Jason Miller, e pati paralajmëruar më parë një platformë media sociale.

“Kjo platformë ka për t’u bërë e madhe”, tha ai në Mars.

Mirëpo ditën e sotme u zbulua që nuk bëhet fjalë për ndonjë rrjet të ri social, por vetëm për një faqe interneti. Kjo është ndërtuar nga një kompani dixhitale që është marrë me fushatën e Trump.