Aktualitet Pezullohet aktiviteti për 12 gurore në zonën Krastë-Vrion

Pezullohet aktiviteti për 12 gurore në zonën Krastë-Vrion

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klis në një deklaratë për mediat bëri me dije se është vendosur pezullimi i aktivitetit për 12 gurore në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion.

Sipas ministrit pas hetimit një mujor, Task-Forca e ngritur nga katër ministritë vendosi masën e revokimit për 12 subjektet që ushtronin aktivitetet në malin e Krujës.

“Sot jemi këtu për të deklaruar përfundimin e kontrollit masiv që u kemi bërë guroreve në zonën Krastë- Vrion. Zona për 30 vjet është shfrytëzuar jashtë çdo standardi. Të zhbësh dëmet e shkaktuara të mjedisit është një sipërmarrje e madhe, por jo e pamundur.

Grupi i punës i ka propozuara 4 ministrave masën e revokimit për 12 subjektet që ushtronin aktivitetet në malin e Krujës”.