Bota Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave për BE-në

Pfizer dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave për BE-në

Kompanitë Pfizer/Biontech dhe Moderna kanë rritur çmimet e vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) në marrëveshjen e fundit me Bashkimin Evropian (BE), sipas “Financial Times”.

Sipas ”Financial Times”, çmimi është rritur nga 15,50 euro në 19,50 euro për një dozë Pfizer/Biontech.

Më tej thuhet se çmimi për dozën e vaksinës së Modernës, i cili ishte rreth 22,60 dollarë më parë, është bërë rreth 25,50 dollarë në kontratën e re.

Duke njoftuar më 27 korrik se ka arritur objektivin e vaksinimit të 70% të popullsisë së rritur, BE planifikon të sigurojë më shumë se një miliard doza vaksine deri në fund të shtatorit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më tani ka lejuar përdorimin e vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson në vendet e BE-së.

EMA vazhdon vlerësimin paraprak të vaksinave Sinovac, Curevac, Novavax, Sputnik V dhe Sanofi Pasteur.