Politika “Photo of the day”, Rama mbledh ministrat e rinj dhe ata të...

“Photo of the day”, Rama mbledh ministrat e rinj dhe ata të shkarkuar

Kryeministri Edi Rama, pas shkarkimit të 7 ministrave, ka postuar në mediat sociale një foto me ministrat e rinj dhe ata të shkarkuar. Rama nuk ka zgjedhur të zgjatet në koment për këtë foto, por shkruan vetëm “photo of the day”, foto e ditës. Po në një postim në Instagram, Rama  ka vendosur një emoji me shtrëngim duarsh

Këto ndryshime të mëdha kreu i ekzekutivit i njoftoi këtë paradite të së premtes, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS.

Ministrat që u larguan:

Senida Mesi, Zv.kryeministre

Arben Ahmetaj, Ministri i Financave

Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë

Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme

Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit

Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit

Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

Ministrat që i zëvendësuan:

Erion Braçe, Zv.Kryeministër

Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe energjisë

Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme

Besa Shahini, ministre e re e Arsimit

Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit

Elva Margariti, Ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin