Sport Piatek ka harruar si shënohet, Milani gati ta rikthejë te Genoa

Piatek ka harruar si shënohet, Milani gati ta rikthejë te Genoa

Në janari ne kaluar ishte një nga afrimet e bujshme të Milanit dhe starti ishte vërtetë mbresëlënës, pro sulmuesi polak Krzysztof Piatek “u shua” me kalimin e kohës dhe tani është shndërruar në një barrë për kuqezinjtë.

Me vetëm 3 gola të shënuar në 12 javët e para, dy prej të cilëve të shënuar nga pika e penalltisë, Piatek nuk po bind askënd në te kuqezinjtë dhe për më tepër, ka shpërdoruar raste të shumta në ndeshjet kur ka luajtur.

Edhe vetë sulmuesi nuk duket aspak i qetë, që gjë reflektohet qartë si në mënyrën e lojës, ashtu edhe në mënyrën sesi zgjedh situatat para portës, ku mungesa e golave e ka bërë ndjeshëm më egoist dhe të nxituar.

Për t’i dhënë më shumë hapësira portugezit Leao, drejtuesit e Milanit po mendojnë të largojnë polakun në janar, ndoshta në një huazim 6-mujor te Genoa, skuadër ku e blenë një vit më parë, me qëllim që të luajë rregullisht dhe të rigjejë besimin te vetja.

Për më tepër, kuqezinjve mund t’u bashkohet edhe suedezi Zlatan Ibrahimoviç në fund të këtij viti dhe prania e tij do të linte përfundimisht në stol Piatek, pasi polaku nuk luan dot në pozicion tjetër përveç qendrës së sulmit.