Sport Piatek rrëfehet: Ambiciet dhe surprizat e Seedorf dhe Shevchenko

Piatek rrëfehet: Ambiciet dhe surprizat e Seedorf dhe Shevchenko

Rreth 20 minuta në debutim, dy ndeshjet pasuese prej titullari dhe tashmë bilanci flet për tre gola me fanellën e Milanit. Ky është Piatek, që iu desh fare pak për të pushtuar zemrat që rrahin kuqezi. Por edhe për sulmuesin 23-vjeçar duket i magjepsur nga ky Milan.

“Një hap i madh në karrierën time. Jam i impresionuar se si po rrjedhin ngjarjet që pas mbërritjes time në Milanello. Në debutimin me Napolin isha kaq i përqendruar sa nuk kam dëgjuar asgjë, përveç emrave që thirreshin kur ishim ende në tunel.”

Polaku, që iu shkëput Xhenoas, është një lojtar me ambicie të mëdha për t’u rritur edhe më shumë profesionalisht.

“Pas çdo seance stërvitem veçmas për penalltitë. Kam përmirësuar parametrat fizikë, rezistencën dhe shpejtësinë. Seria e golave të mi është diçka fantastikë, jam shumë i lumtur”.

23-vjeçari është duke e shijuar momentin e tij.

“Seedorf më kërkoi të bëja një foto me të. Është me të vërtetë e pabesueshme që njerëz të këtij kalibri më njohin dhe kanë dëshirë të komunikojnë më mua. Sikundër bëri edhe Shevchenko në dhomat e zhveshjes para sfidës më Napolin. Pas nënshkrimit të kontratës me Milanin, mora një mesazh nga Alvaro Morata. Më uronte fat dhe me shkruante se më ndiqte gjithnjë. Kjo për mua është frymëzuese.”

Më pas sulmuesi i talentuar zbulon akoma më shumë nga vetja.

“Fanella im e parë si tifoz ka qenë ajo e Ronaldos me Realin, kisha dhe posterin Ronaldos me United. Pas stërvitjes së parë në Itali i thashë vetes se nëse do të realizoj 12 gola këtë sezon do të jem i kënaqur me punë time, por oreksi vjen duke ngrënë ndaj tashmë pres të tjera rezultate.”