Extra ‘Pink Floyd’ rikthehet pas 28 vjetësh me një këngë për Ukrainën

‘Pink Floyd’ rikthehet pas 28 vjetësh me një këngë për Ukrainën

Grupi legjendar britanik ‘Pink Floyd’ rikthehet duke i kushtuar një këngë Ukrainës.

‘Hey Hey Rise up’ (‘Hej hej ngrihu’) është kënga e cila tregon për luftën në Ukrainë dhe mesazhin se shpresa nuk përfundon, por është koha të ringrihet.

Ishin anëtarët e grupit të cilët morën iniciativën të krijojnë këtë këngë.

Ideja erdhi pasi kitaristi, këngëtari dhe kompozitori i ‘Pink Floyd’ mësoi se artisti ukrainas Andriy Khlyvnyuk, i grupit ‘Boombox’ u largua nga një turne në SHBA për t’iu bashkuar mbrojtjes së vendit të tij.

Më pas ai e pa atë duke kënduar një këngë tradicionale ‘a capella’ përpara Katedrales së Shën Sofisë në Kiev dhe vendosi ta ketë në këtë këngë është ai i cili këndon.

Kështu lindi kënga e parë e re e grupit në 28 vjet.

Një këngë për të ndihmuar, për të mbledhur ndihma humanitare për Ukrainën.