Sport Pioli: Nuk ecim me idenë që Ibra është heroi dhe shpëtimtari

Pioli: Nuk ecim me idenë që Ibra është heroi dhe shpëtimtari

Stefano Pioli foli në konferencën përpara mediave në kuadër të ndeshjes Milan-Sampdoria. Trajneri i kuqezinjve u pyet më së shumti mbi temën kryesore të ditëve të fundit në Milanello, që është Zlatan Ibrahimovic.

Pioli është pyetur nëse do të jetë suedezi titullar dhe a luan dot Piatek së bashku me të në sulm. Gjithashtu, trajneri foli edhe për shumë gjëra të tjera rreth Ibrës, ku u shpreh: “Jam shumë i lumtur, Ibra është një profesionist i madh dhe ka shumë eksperiencë. Është një stimul për të gjithë ne. Kam folur me Zlatan për gjëra të ndryshme. Nuk më tha gjë për situatën në Suedi. Bota është e mbushur me njerëz të këqij. Zlatan është i qetë dhe mendoj se e ka përgatitur veten mirë për këtë eksperiencë”.

Piatek-Ibra së bashku?

“Çdokush mund të luajë bashkë. Ajo që ka rëndësi është balanca dhe krijimi i rasteve, normalisht duke i shfrytëzuar. Ndryshim taktik me Ibrën? Edhe mundet. Po e mendoj diçka të tillë. Gjithsesi varet edhe nga situatat në ndeshje”.

“Nuk ecim me idenë që Ibra është shpëtimtari”

“Nuk ecim me idenë se Ibra është heroi dhe shpëtimtari i madh, por është një vlerë e shtuar për ne, si në dhomat e zhveshjes, si në stërvitje, po ashtu edhe në ndeshje. Ibra nuk do t’i fitojë ndeshjet vetëm. Ai është një kampion i madh dhe do ta vërtetojë diçka të tillë. Ka dëshirë dhe pasion, por është ekipi që duhet të bëjë më mirë”.

Nesër Ibra është i grumbulluar. Është në formë, duke marrë parasysh që ndeshja e tij e fundit zyrtare është përpara dy muajsh. Nëse është i grumbulluar atëherë do të thotë që është i gatshëm për të luajtur.

Ardhja e tij ka ndryshuar shumë gjëra këtu dhe kjo është evidente. Ibra nuk është vetëm një lojtar dhe këtë gjë vërtet po e shijoj. E njihja vetëm si kundërshtar, por është vërtet një profesionist i madh. Edhe sot pas stërvitjes ishte i fundit që la dhomën e zhveshjes. Është i kujdesshëm dhe po përshtatet në mënyrën e duhur.”